Stuhia e shiut në Gramsh nuk kalon pa pasoja, bllokohet aksi rrugor që lidh fshatin me qytetin

Stuhia e shiut që zgjati me shume se dy orë pasditen e sotme në rrethin e Gramshit nuk ka qenë pa pasoja.

Gazetari Shkëlzen Henkoja ka raportuar për se në aksin që lidh fshatin Rovje me qytetin ka patur rrëshqitje dherash e inertesh duke sjellë bllokimin e kësaj rruge.

Sakaq, në pjesën e bllokuar të rrugës janë nisur autoritetet përkatëse për mirëmbajtjen dhe kanë nisur punën për zhbllokimin e këtij aksi.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×