Ishte i parkuar, merr flakë automjeti në Kavajë, dëshmitarët: Dëgjuam një shpërthim

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 të qytetit, teksa automjeti tip “Benz B Class” ishte i parkuar para shtëpisë së pronarit.

Njerëzit afër vendit të ngjarjes kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë, duke thënë se kishin dëgjuar një shpërthim në momentet e para.

Zjarrfikësja në vendin e ngjarjes ka shuar flakët, teksa policia ka kryer veprimet hetimore e procedurale për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×