Javët e fundit është folur për Zhoao Feliksin si një objektiv i mundshëm për Milanin. Portugezi i lindur në vitin 1999 mund të largohet në verë, edhe pse do të duheshin të paktën 70 milionë euro për ta çuar në Itali.
Më shumë si një ëndërr për momentin, por me një pronar të ri (“Investcorp” ose “Redbird”) situata mund të ndryshojë. Ndërkohë, edhe Rafael Leao mundohet të bëjë pjesën e tij. Sulmuesi i Milanit, në fakt, ka postuar një fotomontazh me Zhoao Feliksin të veshur me fanellën e kuqezinjve duke e ftuar shokun e tij t’i bashkohet te Milani.
Mesfushori luzitan është vlerë e shtuar e Atletikos, por Simeone nuk e ka përdorur me rregullsinë që do të kishte dashur. Loja mbrojtëse e madrilenëve nuk lejon që cilësitë e Feliksit të dalin në pah, teksa te Milani me Leaon do të formonin pa dyshim një dyshe fantastike.
Arena e Lajmit
