
Kroacia është finalistja e parë e UEFA Nations League. Skuadra e Dalic vijon të magjeps Evropën, konfirmohet edhe një herë si përfaqësuese favorite, që di gjithnjë të vuajë të jap shpirtin në fushë, por dhe të fitojë, në fund janë gjithnjë aty duke luftuar për objektiva të rëndësishëm. Ballkanasit mposhtën Holandën në një ndeshje të çmendur, me shumë emocione, ku u desh koha shtesë për të përcaktues një fitues. 6 gola të shënuar, 120 minuta lojë, ndërsa në fund festa ishte për Kroacinë që triumfoi me rezultatin 4-2 brenda në Roterdam.

“Tulipanët” kaluan të parët në avantazh në minutën e minutën e 34-ët me Malen. Me fillimin e pjesës së dytë, Luka Modric fitoi një 11-metërsh të cilin e mori përsipër Kramaric, sulmuesi u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1. Në të 72-të ishte Pasalic që dërgoi topin në rrjetë duke përmbysur shifrat në 1-2. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 96-të, Noa Lang pas një rrëmuje në zonë barazoi shifrat në 2-2 duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Në shtesë, Kroacia ishte superiore duke shënuar dy gola, fillimisht me Petkovic në minutën e 98-të ndërsa në fund ishte Luka Modric me një penallti që sigloi shifrat në 2-4. Kroacia gjeti edhe golin e pestë me Petkovic, por VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

Si gjithnjë, trajneri Dalic nuk e humbet rastin duke iu dedikuar këtë sukses tifozëve: “Këtë fitore ia dedikojmë popullit kroat. Tifozët u treguan sërish fantastike me mbështetjen e pakursyer ndaj nesh. Kjo ishte një ndër fitoret më të mëdha. Një sukses historik, u shpreh Dalic.
()
and then