Sipas La Gazzetta dello Sport, skuadrat e Bundesligës si Union Berlin dhe Wolfsburg, janë të interesuara për Robin Gosens. Zikaltërit do të ishin të kënaqur nëse ia dalin të shesin gjermanin e mesfushës, pasi nevojiten para për të financuar blerjen e Davide Frattesit nga Sassuolo, kartoni i të cilit kushton 30 milionë euro.
Klubi nga Milano vlerëson 20 milionë euro Gosens, shifër kjo që konsiderohet mjaft e lartë. Gjithsesi, Interi mund të detyrohet në fund të pranojë edhe ndonjë ofertë deri te 15 milionë euro. 28-vjeçari ka luajtur 32 ndeshje këtë sezon, por shumicën prej tyre i ka nisur nga stoli. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.
#Inter l’addio a #Gosens la chiave per chiudere con #Frattesi #calciomercato https://t.co/Iw9YlxN1Ap
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) June 16, 2023
()