“Zgjidhni golin më të bukur”! UEFA i bën jehonë, kryevepra e Asanit është mes golave më të bukur

Shqipëria ia doli të fitonte ndaj Moldavisë me rezultatin 2-0, aty ku Jasir Asani dhe Nedim Bajrami arritën të shënonin 2 gola shumë të bukur, për t’i dhënë kuqezinjve 3 pikë të rëndësishme.

Sulmuesi nga Shkupi zhbllokoi rezultatin me një goditje fantastike nga jashtë zone, duke gjetur trekëndëshin e portës. Ky gol, është përzgjedhur nga UEFA si një nga golat më të bukur dhe është në garë me të tjerë gola për të zgjedhur më pas më të bukurin.

Golat që marrin pjesë në këtë garë, janë ai i Elif Elmas ndaj Ukrainës, goli i armenit Grant Leon Ranos në ndeshjen Uells-Armeni dhe goli i Bernardo Silvës në ndeshjen mes Portugalisë dhe Bosnje Hercegovinës.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×