Kristi Qose është bashkuar me skuadrën e FC Kosice. Lojtari shqiptar dhe klubi sllovak kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa lajmi është konfirmuar në rrjetet sociale. Mesfushori Qose ka luajtur më parë për skuadra si PAOK, apo edhe Karvina.
Kujtojmë që 28-vjeçari i lindur në Korçë ka veshur 3 herë fanellën e Shqipërisë, sakaq vlen të përmendet se përveç ekipit A, ka kontribuar edhe për të rinjtë.
“Një tjetër fytyrë e re në FC Kosice. Përforcimi i tretë është Kristi Qose!” – Shkruan klubi. Tifozët mezi presin debutimin e tij, me Kosicen që ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato.
()