Nuk ka periudhë pushimi për Tiranën. Klubi bardheblu ka filluar tashmë fazën përgatitore, e cila do të zhvillohet në Ohër, në Maqedoninë e Veriut.
Kryeqytetasit kanë programuar edhe miqësoret. Testi i parë i djemve të Orges Shehit është ndaj Dukagjinit me 24 qershor, ndërsa 5 ditë më pas sfidojnë Ballkanin. Në fund, është në program takimi me Strugën.
“Ditën e sotme ekipi është nisur drejt Ohrit të Maqedonisë së veriut për të filluar fazën përgatitore. Skuadra do të qëndrojë e grumbulluar duke vijuar intensivisht stërvitjen nën urdhrat e stafit teknik. Gjatë qëndrimit të tyre atje, KF Tirana ju njeh me kalendarin e ndeshjeve miqësore të përcaktuara: 24.06.2023 KF Tirana – KF Dukagjini / 29.06.2023 KF Tirana – FC Ballkani / 05.07.2023 KF Tirana – FC Struga” – shkruan klubi.
()