
Tomas Tuchel do të provojë përsëri. Në kohën kur drejtonte Chelsean, trajneri i njohur dëshironte afrimin e Frenkie de Jong, por kjo kërkesë nuk iu plotësua.
Tuchel, tashmë në stolin e Bayern Munchen u ka kërkuar drejtuesve bavarez që të bëjnë hapa konkret për të firmosur me mesfushorin holandez të Barcelonës.
Një marrëveshje do të jetë e vështirë, duke patur parasysh që katalanasit nuk do pranonin lehtë të hiqnin dorë nga një futbollist që ka luajtur jo pak por 33 ndeshje në kampionat këtë sezon. De Jong është pjesë e Barcelonës që në vitin 2018, periudhë në të cilën vinte nga Ajax.
()
and then