
Kampionati i Serie A ka përfunduar dhe tashmë lojtarët kanë filluar pushimet. Edhe pse është vetëm qershori, Elsi Hysaj ka vendosur të kalojë disa ditë dëfrimi.
Lojtari ka zgjedhur që pushimet t’i kalojë me partneren e tij në Zanzibar. Kapiteni i Kombëtares ka postuar disa foto ku shfaqet pa mjekër dhe teksa shkruan: “Hakuna Matata”. Në këtë postim ra në sy dhe komenti i shokut të tij te Lacio, mesfushorit Lukas Levia, i cili shkruante: Mamma mia si dukesh…

and then