Video skandali në zyrën e Gjicit/ Zbardhen detajet, gruaja e kishte fshehur pajisjen e përgjimit në…

Teksa sot ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe gruaja me të cilën u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, do të përballen sot në sallën e gjyqit, ku do të njihen me masën e sigurisë, të tjera detaje dalin në dritë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje direkte për News24 se Gjici ende nuk është marrë në pyetje nga një prokuror për këtë çështje, ndërkohë që ai akuzohet për korrupsion pasiv për një tender për qentë.

Ndërkohë, gruaja e përfshirë në video skandal ka pohuar se ishte ngacmuar seksualisht herën e parë nga Gjici kur ajo kishte shkuar në zyrën e tij, dhe më pas thuhet se ka ndodhur takimi i dytë, ka kryer aktin.

“Sipas saj, i ka kërkuar favore seksuale, në kërkim që t’i gjente një tokë për qentë. Avokatët e Gjicit e kundërshtojnë akuzën. Sot vërtetohen zyrtarisht se pajisjet e filmimit mësohet se kanë qenë në një gotë që zonja kishte me vete, me lëng apo me ujë. S’di ta them. Ajo mbante një gotë në momentin që ka dorëzuar çantën. Ajo është vendosur mbi tavolinë, ku ka filmuar dhe pamjet e transmetuara në video.”, tha Lala.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×