Zbardhet dëshmia e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici në seancë në Gjykatën e Posaçme ku u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se Gjici ka mohuar të ketë shkelur ligjin pasi nuk ka parë asnjë projekt nga Alma Kaçi. Ai ka këmbëngulur se ka rënë në kurthin e atyre që s’e duan.
“Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin.
Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore. Kam dakord me qëndrimin e avokatit”, ka deklaruar Gjici.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se gjatë dy orëve të seancës, prokurorët kanë qëndruar besnik sa i përket akuzave. Sipas avokatit të Gjicit, është pretenduar se nuk ka vepër penale, është akt i rëndë por jo vepër penale, sa kohë s’ka pasur ndërmarrje konkrete nga Gjici për të dhënë këtë projekt që ka të bëjë me sterilizim e qenve.
Avokatja e Kaçit tha arsyet se përse e ka filmuar Gjicin, ndërsa tha se kërkoi masë më të lehtë për të për shkak se ka një fëmijë dhe nënë të sëmurë, e se është e vetmja që mund të kujdeset për to. Por Gjykata ka vendosur që të lërë në fuqi masën e mëparshme të arrest me burg. Prokuroria dyshon se Kaçi nuk ka vepruar e vetme, por se ka edhe bashkëpunëtorë.