Skuadra e Premier League synon Gleison Bremer, Juventus i vendos çmimin

Gleison Bremer, mbrojtësi i Juventusit, ishte afrimi i madh i bardhezinjve verën e kaluar, por, pas vetëm një sezoni, ai tashmë mund të largohet, drejt Anglisë. Tottenham ka lëvizur për brazilianin, me Spurs që janë të vendosur për të përforcuar prapavijën me ish lojtarin e Torinos.

Ashtu si në rastin e Dusan Vlahovic, drejtuesit nuk janë të gatshëm të shesin lojtarë të kalibrit të lartë. Kërkesa e Juventusit është shumë e lartë, shkon diku te 80 milionë euro. 26 vjeçari luajti 30 ndeshje këtë sezon. Kujtojmë që Bremer u ble për shifrën e 41 milionë eurove.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×