Robbie Keane i ka surprizuar të gjithë me skuadrën e re. Ish-lojtari i njohur i Interit, Liverpool dhe Tottenham është zyrtarisht trajner i Maccabi Tel Aviv në Izrael. Bëhet fjalë për një marrëveshje, e cila pritet të zgjasë për dy vite.
“Jam i lumtur për këtë sfidë te Maccabi. Ekipi im dhe unë tashmë presim me padurim të fillojmë punën dhe kemi besim në aftësinë tonë për të bërë atë që është e nevojshme për t’u përgatitur sa më mirë” – tha mes të tjerash tekniku.
Maccabi është në pronësi të biznesmenit kanadez Mitchell Goldhar. Goldhar u shpreh i lumtur për firmën e 42-vjeçarit irlandez: “Robbie sjell mentalitetin, karakterin, energjinë dhe fokusin e një fituesi, tipare që ai shfaqi kudo që luajti.”
WELCOME COACH ✍🏼https://t.co/7tSMupLWvj pic.twitter.com/iN6b6hFIGj
— Maccabi Tel Aviv FC (@MaccabiTLVFC) June 26, 2023
()