Paris Saint-Germain ka vendosur çmimin e Kylian Mbappé. Sipas Le Parisien, klubi francez dëshiron të përcaktojë situatën e yllit të tij sa më shpejt të jetë e mundur dhe pozicioni nuk ka ndryshuar edhe pas deklaratave të fundit publike të lojtarit, i cili ka siguruar se dëshiron të qëndrojë deri në fund.
Nëse sulmuesi nuk rinovon dhe nuk ka shenja pozitive në javët në vijim në këtë aspekt, Mbappe do të jetë zyrtarisht në merkato dhe kartoni kushton 200 milionë euro. PSG e ka informuar tashmë agjenten Fayza Lamari dhe shumë shpejt priten të reja. Real Madridi po pret që PSG të ulet për të negociuar.
()