Analisti Genc Burimi në një lidhje live me skype në rubrikën “Opionin” në News24 foli për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e Shipërisë.
Burimi u ndal te lirimi i tre policëve të Kosovës, ku tha se lirimi i tyre nuk është bërë pa kushte dhe se BE i ka thënë të drejtën sovrane presidentit serb Aleksandër Vuçiç për t’i gjykuar ata të tre. Sakaq tha se nëse Vuçiç firmos Asociacionin, mund të shkojë deri në dorëheqje pasi bie në kundërshtim me preambulën serbe.
“Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rriten verën e kaluar me çështjen e targave. Ishte i pari Kurti që vuri në axhendë çështjen e autoritetit të Kosovës. Kur bën këtë gjë, ia prishi rehatin evropianëve dhe amerikanëve. Falë insistimit të tij, amerikanët prodhuan të famshmin planin e paqes franko-gjerman, dhe kjo vjen nga këmbëngulja e Kurtit. Thonë se po të mos kishte lëvizur Kurti s’do kishte probleme. Kur Kurti e vuri shah-mat Serbinë, Beogradi nxori nga mënga një letër Joker dhe ky vuri shah-mat Perëndimin. Kjo letër Joker bëri mosnënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit. Po e firmosi Vuçiç këtë, ai bie ndesh me preambulën serbe dhe jep dorëheqjen nga posti. Ky jocker e shpëtoi Kurtin. Kurti vazhdon dhe e kundërshton asociacioni dhe ndaj u shtua presioni te Vuçiç dhe topi të kalojë nga ana e Serbisë. Kjo po luhet tani.
Flasim për dy vende, Kosovë dhe Serbi që janë në dy kampe. Kosova është në kampin Perëndimor, ndërsa Serbia nuk është. Ju jap një shembull, ju mendoni ne në krahun Perëndimor është Mek apo Terhani? Është MEK. Kështu është Serbia me Kosovën.
Kosova rrezikon 4 sanksione, e para është çnjohja e pavarësisë, por, është e pamundur. Kërcënimi i dytë është sanksioni ekonomik por kjo nuk lejohet nga Evropa. Sanksioni i tretë që nënkuptohet është mos qarkullimi i lirë në Evropë. Ende sot kosovarët nuk e kanë shijuar qarkullimin pa viza si serbët. I katërti është humbja e Veriut.
Po të mos kishte vepruar Kurtin, Veriu i humbur do ishte. Çfarë po ndodh? Nëse për Kosovën ka katër rreziqe dhe asnjë s’është real, Serbia ka 2 që janë reale. E para është prerja e negociatave për të hyrë në BE dhe vendosja e vizave për qarkullim. Ndaj jam optimist për Kosovën. Po të mos kishte vepruar Kurti, do ishte në një gjumë letargjik dhe Kosova do ishte kthyer në një republikë serbska, pjesa veriore.
Tre policët e Kosovës që u liruan ende nuk janë gjykuar. Janë liruar dhe do të gjykohen pa qenë në gjendje arresti. Lirimi i tyre nuk është bërë pa kushte. BE i tha Serbisë që do lirohen policët e Kosovës, por ama Vuçiç gëzon të drejtën sovrane për të gjykuar ata tre policë. Mund të ndodhë që këta tre policë mund të dënohen me burg. Do vijojë sërish loja me Serbinë.
Po doli teksti i Asociacionit, Vuçiç del shah-mat dhe do japë dorëheqjen nga posti. Po firmosi planin franko-gjerman domethënë”, u shpreh Burimi. Edhe Rama duhet të luajë një rol më finok”, u shpreh Burimi.
()