Lucas Hernandez është një nga çështjet më të nxehta në shtëpinë e Bayern Munchen. Marrëdhënia e mbrojtësit anësor me klubin kampion të Gjermanisë ka prekur fundin dhe divorci mes palëve është vetëm çështje kohe.
Hernandez ka kërkuar largimin, madje u ka bërë të qartë drejtuesve se dëshiron PSG. Futbollisti është një vit larg përfundimit të kontratës dhe bavarezët kanë vendosur që çmimi i kartonit të shkojë diku te 50 milionë euro.
Këtu lindin problemet e para, pasi parisienët nuk janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 35 milionë euro. Në këto kushte, diferenca kërkesë-ofertë prej 15 milionë eurosh bën që palët të jenë larg me njëra-tjetrën, të paktën për momentin.
()