“Jam tifoz i Juves”, Zaniolo i shpreh dashurinë “Zonjës së Vjetër”

Nicolo Zaniolo, edhe këtë verë, është një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve, në një kohë kur për sulmuesin “azzurr” interesohen disa ekipe në Serie A dhe jo vetëm. Në mënyrë surprizë, ish sulmuesi i Romës, ka shprehur dëshirën e tij, duke zbuluar se është një fans i Juves: “Juve është Juve, me apo pa Champions League. Unë që fëmijë kam qenë një tifoz i bardhezinjve, idhulli im ka qenë Pogba.

Zani
Zani

Të luaja për Juven do të më pëlqente shumë. Po flasim për një klub të madh. Nëse do të ketë diçka të rëndësishme, që do t’i bënte të tre të lumtur, Juven, mua dhe Galatasaray, atëherë le të vijë. Në të kundërt, jam mirë të Galatasaray”, u shpreh Zaniolo.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×