Dusan Vlahovic në modë. Sulmuesi i Juventusit pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochetino. Bardhezinjtë nuk e cilësojnë serbin të pashitshëm dhe nuk përjashtohet një transferim i mundshëm i tij në Premier League.
Blutë shpresojnë të paguajnë rreth 60 milionë euro për 23-vjeçarin, por kjo nuk mjafton, me Zonjën e Vjetër që kërkon të paktën 70 milionë euro për sulmuesin serb. Menaxherët Cristiano Giuntoli dhe Giovanni Manna do të udhëtojnë në Londër në javët e ardhshme dhe mund të ulen për të negociuar me Chelsean!
()