Pas dasmës së ëndrrave dhe festës së madhe në Pulia me miqtë dhe familjarët, vera e Alessandro dhe Camilla Bastoni vazhdon në Formentera dhe bashkë me çiftin e sapomartuar ndodhet edhe ish-shoku i skuadrës tek Inter, Cordaz me partneren e tij Amber.
Diell, kokteje, ski jet dhe shumë relaks përpara se të rifillojë sezoni, që do ta shikojë edhe njëherë tjetër ekipin zikaltër për të vendosur yllin e dytë në fanellë.
Camilla me linjat e saj perfekte ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve në rrjetet sociale, duke ngacmua Bastonin me fjalët “çfarë fati paske pasur”.
Të duken të lumtur dhe të relaksuar në këto ditë vere, me futbollistin e Interit që kohë më parë ka deklaruar se dëshiron shumë fëmijë, por ndërkohë asnjë shenjë për momentin. Gjithsesi, mbrojtësi zikaltër është 23 vjeç dhe ka kohë për të krijuar familjen që dëshiron.
()