VIDEO/ Nis “epoka” Pochetino, Broja hedh pas shpine dëmtimin dhe stërvitet me Chelsea

  1. Chelsea zyrtarizoi para pak javësh trajnerin Mauricio Pochetino. Sot skuadra londineze ka zhvilluar stërvitjen e parë nën drejtimin e teknikut Pochetino.

Padyshim se në seancën stërvitore nuk mungoi as Armando Broja, i cili shihej teksa bënte punë bashkë me grupin në palestër. Jo vetëm kaq, pasi lojtari zbriti edhe në fushë. Broja vjen pas një periudhë të vështirë, pasi një dëmtim e la jashtë fushave të blerta për një periudhë shumë të gjatë.

Sulmuesi shqiptar shpreson se do te jetë pjesë e skuadrës së trajnerit Pochetino për sezonin e ri futbollistik. Kujtojmë që Chelsea nuk do luajë në asnjë kompeticion europian, pasi përfundoi edicionin në mesin e tabelës.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×