
Fundjavë e rëndësishme te Milani. Mediat shprehen se kuqezinjtë janë afër Christian Pulisic të Chelseat dhe Tijjani Reijnders të AZ Alkmaar.
Disa mediume informative janë të bindura se një marrëveshje në thelb është arritur për Pulisic. Bëhet fjalë për një operacion që do kushtojë 20 milion € plus bonuse.
Sulmuesi amerikan ka rënë dakord për kushtet personale pasi kishte refuzuar një ofertë më fitimprurëse nga Olympique Lyonnais vetëm e vetëm që të pranonte kuqezinjtë.
Sportitalia këmbëngul se për Reijnders deri në fundjavë mund të quhet punë e kryer.
Milani besohet se ka rritur ofertën e tyre me 19 milionë euro duke përfshirë shtesat për të arritur në 21 milionë euro me bonuse.
Kujtojmë që duhen 25 milionë euro për të bindur AZ Alkmaar shitjen e mesfushorit. Në fund, klubet mund të bien dakord për një shifër pak më të ulët.
#Milan, pronta la nuova offerta per #Reijnders: rossoneri pronti ad arrivare a 21M per il centrocampista dell’Az Alkmaar. I dettagli ⬇️ https://t.co/Whe1J8oaPH
— Gianluigi Longari (@Glongari) July 7, 2023
()
and then