Zyrtare, befasi në kryeqytet, Partizani ndan rrugët me lojtarin titullar

Vetëm 1 sezon ka zgjatur aventura e portierit Bekim Rexhepi tek Partizani. Klubi i kuq ka njoftuar tifozët se ka ndërprerë bashkëpunimin me “gardianin”, me anë të një postimi në kanalet zyrtare. Rexhepi mbrojti portën e skuadrës kryeqytetase, në 32 ndeshje të kampionatit shqiptar. Vendin e tij te Partizani do e marrë Pano Qirko.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bekim Rexhepin. Portieri dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.
Klubi falenderon Bekim Rexhepin për kontributin e dhënë në fitimin e titullit të 17-të kampion, duke i ururar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së e tij.
Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe Partizani” – Shkruan klubi.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×