Rrëfimi i Kroos: Nuk prisja të arrija kaq shumë te Real-i, në Bernabeu ndodhin  gjëra të mbinatyrshme

Në një intervistë të gjatë dhënë për El Paìs, mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka folur për karrierën e tij në fanellën e Los Blancos, me të cilën fitoi gjithçka.

“Kur mbërrita te Real  Madrid mendova: Të shpresojmë të fitojmë diçka, ndoshta një Champions League. Vija nga një gjigant si Bayern, kisha idenë sesi të luaja për shumë vite, të gjeja vendin tim, të tregoja cilësinë time dhe të kisha një marrëdhënie të mirë me klubin. Prisja shumë, por jo kaq.”

Përmbysjet historike – “Të gjitha rikthimet kanë  të bëjnë me psikologjinë. Pasi e keni bërë diccka të tillë shumë herë, besimi rritet dhe ekipi beson  akoma më shumë.

Një gol apo një shans i humbur mund të ndryshojë gjithçka, edhe ndaj kundërshtarëve të fortë. Pas një goli në Bernabeu gjthmonë ka presion të madh. Aty ndodhin gjëra që nuk janë të natyrshme” – tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×