VIDEO/ Konfirmohet lidhja e Shakirës dhe Hamilton? Shtohen thashethemet pas veprimit të fundit në Silverstone

Prej javësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira dhe  Luis Hamilton janë në një lidhje. Dyshja janë parë në festa, restorante dhe vende të ndryshme. Për më tepër, prania e krijueses së hitit “Copa Vacia” në të gjitha garat e Formula 1 nxit akoma më shumë thashethemet. Mirëpo së fundmi Shakira është parë duke mbështetur pilotin e Formula 1, teksa po garonte për Çmimin e Madh të Britanisë.

Në një moment ajo u kap nga kamerat, ndërsa dukej e relaksuar dhe e lumtur krah të pranishmëve të tjerë në aktivitetin sportiv. Hamilton performoi në mënyrë fantastike, teksa zuri çmimin e tretë në garë.

Sipas fansave mesa duket Shakira i sjell fat Hamiltonit , pasi performanca e tij ka qenë e shkëlqyer sa herë që këngëtarja e shoqëron atë. Më 4 qershor, në Çmimin e Madh të Spanjës, Hamilton përfundoi në vendin e dytë, pas një gare emocionuese.

Pas mbarimit të garës dyshja darkuan së bashku në një restorant në Barcelonë dhe ky veprim i yjeve të hollywood-it ka shtuar më shumë zërat për lidhje.

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×