U kapën me silenciator në makinë, dy të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët janë kapur me silenciator në makinë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet P. T., 31 vjeç, banues në Pezë Helmës, dhe D. H., 45 vjeç, banues në Librazhd

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit P. T., 31 vjeç, banues në Pezë Helmës, dhe D. H., 45 vjeç, banues në Librazhd. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin P. T. dhe pasagjer shtetasin D. H., të cilët sapo kanë parë shërbimet e Policisë, kanë hedhur nga automjeti, një send të dyshuar silenciator dhe 3 fishekë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×