Çështja “Ahmetaj”, mazhoranca bie dakord me kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të ish-zv.kryeministrit

Ka nisur në orën 16:00 mbledhja e dytë e Këshillit të Mandateve për të diskutuar lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Gazetari Ergys Gjençaj bën me dije për se mazhoranca ka propozuar që Këshilli të mblidhet të premten në orën 12:00, për të diskutuar për raportin e SPAK. Po ashtu është propozuar nga mazhoranca që të zhvillohet seancë e posaçme ditën e hënë në orën 17:00.

Por, propozimi është kundërshtuar nga opozita, të cilët deklarojnë se nuk i duhet dhënë kohë më tepër, pasi ‘kjo ndihmon Ahmetajn që të fshihet’.

Sakaq, mësohet se PS është shprehur dakord për kërkesën e SPAK për autorizimin për arrestimin e Ahmetajt.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×