Çështja “Ahmetaj” 3 orë në Komisionin e Mandateve, mazhoranca dhe opozita pro kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit

Pas tre orësh është mbyllur mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u diskutua kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Në unanimitet mazhoranca dhe opozita i kanë dhënë ‘dritën jeshile’ SPAK që të arrestojë Arben Ahmetajn, i cili akuzohet nga prokuroria për 3 vepra penale.

Ndërkohë është vendosur që ditën e hënë në orën 17:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvend për heqjen ose jo të mandatit të Ahmetajt. Në këtë pikë është ndarë opozita, e cila kërkon që seanca e jashtëzakonshme të mbahet ditën e nesërme, duke ndryshuar rendin e ditës.

Avokatët e Arben Ahmetajt kanë deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se ai ndodhet jashtë Shqipërisë, por arsyeja e largimit të tij nuk lidhet me fshehjen nga drejtësia, por ka lëvizur për arsye familjare.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×