U arrestua për vrasjen e ish-efektivit të FNSH-së, lirohet nga burgu Redion Hysa

Gjykata e Lezhës liron Redion Hysën, të riun e arrestuar dhe të akuzuar për vrasjen e ish-efektivit Xhulio Prela.

Ishte investigimi i emisionit “Në shënjestër” që solli fakte të reja duke konfirmuar kështu se Hysa nuk është autor i vrasjes së Xhulio Prelës.

Hysa pretendonte se po qëndronte padrejtësisht në burg. Ai u arrestua bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor te vitit 2020, pasi akuzoheshin se kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen e policit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×