Debat në Kuvend për arratisjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Pas Berishës dhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkoi informacion për vendndodhjen e Ahmetajt. Ai kërkoi më pas që kryeministri Edi Rama të vijë në parlament dhe të tregojë vendndodhjen e tij.
Bardhi: Ku ndodhet z. Ahmetaj dhe keni komunikuar me të?
Nikolla: Kemi dërguar email, informacionin në rrugë zyrtare. Është e drejtë e tij dhe…
Bardhi: Atëherë unë propozoj që kryeministrit të vijë në seancë dhe të na shpjegojë ku ndodhet Ahmetaj.
Gazment Bardhi: Kishit merak për proces zgjedhor të rregullt për Ahmetajn.
Nëse është shtruar në spital kemi detyrim ligjor të ndërpresim seancën. A kemi një standard?
Lindita Nikolla: Do ju ndërpres fjalën.
Duke qenë se ai fshihet unë do të vazhdoj me raportin, për të identifikuar vrimën ku Rama e ka fshehur. Jo se na kërcënuat se do na hiqni të drejtën e fjalës.