Nuk luan prej muajsh, trajneri Tuchel flet për Manuel Neuer: Ja situata e portierit të Bayern-it

Manuel Neuer nuk po kalon një periudhë të mirë, teksa për shkak të një dëmtimi, hera e fundit që ka zbritur në fushë daton me 1 dhjetor, në ndeshjen e Kupës së Botës mes Costa Ricës dhe Gjermanisë. Rreth situatës së portierit të Bayern Munchen ka folur trajneri i bavarezëve, Tomas Tuchel.

“Ai thjesht duhet të vlerësohet ditë pas dite, javë pas jave. Pastaj do të dimë më shumë. Megjithatë, mendoj se Superkupa dhe fillimi i Bundesligës ndoshta do të arrijë shumë herët për ta parë atë përsëri në fushë. Stërvitja me ekipin do të fillojë në gusht dhe më pas do të shohim se si do të shkojë.” – Tha Tuchel. Neuer është pjesë e Bayern që nga viti 2010, periudhë në të cilën vinte nga Schalke.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×