PSV po mendon për Charles De Ketelaere. Sipas asaj që shkruan TMW, gjatë ditës klubi holandez i ka dhënë lamtumirën Xavi Simons, i cili do të vazhdojë karrierën te Paris Saint-Germain, e tashmë klubi po mendon për pasuesin.
Klubi nga Eindhoven vështirë se do të jetë në gjendje të kënaqë kërkesat e Milanit për blerjen e plotë të kartonit të mesfushorit, duke qenë se kuqezinjtë kërkojnë të paktën 25 milionë euro.
Megjithatë, PSV tashmë ka shpenzuar buxhetin për Pep dhe Noa Lang. Me shumë gjasa do të synohet një huazim, ndoshta duke përfshirë edhe opsionin për të blerë lojtarin që nuk u përshtat asnjëherë te Milani.
()