
Interi nuk fshihet: objektivi është Champions League. Zikaltrit e kanë të qartë ambicien për këtë sezon dhe këtë e kanë bërë të ditur hapur edhe lojtarët, edhe trajneri Cristian Chivu.
“Duam të fitojmë Champions League”, deklaroi Yann Bisseck, ndërsa Manuel Akanji ishte edhe më i drejtpërdrejtë: “Nuk dua vetëm kampionatin dhe Kupën e Italisë, dua të fitoj gjithçka.”
Në të njëjtën linjë është edhe Federico Dimarco, i cili pas fitimit të çmimit “Gentleman” theksoi: “Kampionati apo Champions? Nuk zgjedh.” Edhe drejtuesi i klubit, Beppe Marotta, nuk e fsheh ëndrrën për një tjetër Triplete, pas atij historik të vitit 2010.
Interi e ka nisur sezonin me shumë alternativa në sulm dhe me një grup të konsoliduar, por Chivu duhet të menaxhojë edhe vetëbesimin e tepruar të skuadrës, veçanërisht pas disa problemeve të shfaqura në fazën mbrojtëse.
Mesazhi për zikaltërit është i qartë: më pak vetëbesim, më shumë punë dhe përqendrim. Objektivi është të ngrihet edhe më lart steka në Evropë dhe të kërkohet trofeu që i mungon këtij cikli.
Ndërkohë, Dimarco, i rikuperuar nga një shqetësim në gju, është gati për rikthimin në fushë. Pas një sezoni rekord me asistime, italiani kërkon tashmë objektiva dhe trofe të rinj me fanellën zikaltër.
and then