Humb jetën 70-vjeçarja në Durrës, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike

DURRËS

Një e moshuar ka humbur jetën në banesën e saj në Durrës.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 09:40, në Shkallnur, Durrës, shtetasja D. G., 70 vjeçe, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×