U futën për t’u larë, por mbytën njëri-tjetrin në liqenin e HEC-it të Banjës, dalin fotot e 4 viktimave në Gramsh

Personat që shihni në foto janë viktimat që humbën jetën dje tragjikisht në ujërat e liqenit të HEC-it të Banjës.

46-vjeçari Arben Zogu, bashkë me dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipin, Melsi Zogu, 20 vjeç, ishin futur për t’u larë në liqen, por nuk dolën të gjallë më prej tij. Ata u nxorën të pajetë nga palombarët pas 90 minutash kërkime.

ka siguruar fotot e viktimave, të cilët do të përcillen sot për në banesën e fundit mes lotëve dhe dhimbjes së madhe të familjarëve. Nga hetimet paraprake, ka dyshime se viktimat kanë mbytur njëri-tjetrin, pasi nuk dinin not, ndërsa forcat e zjarrfikëses thanë se në këtë zonë ka gropa brenda liqenit që ishin bërë gjatë ndërtimit të HEC-it.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×