Goditja e radhës në merkato për Newcastle. Klubi anglez në fakt ka zyrtarizuar nënshkrimin e Harvey Barnes, anësor me kombësi angleze i lindur në vitin 1997.
Futbollisti vjen nga Leicester City dhe firmos një kontratë pesëvjeçare. Në sezonin e fundit me “Dhelprat”, Barnes u përpoq që të ndihmonte skuadrën për qëndrimin në elitë, por fundi nuk ishte i duhuri.
Barnes numëron 146 paraqitje në Premier League, ku ka shënuar 35 gola dhe ka dhuruar 25 asiste. Ai u transferua te Newcastle për një shumë afër 40 milionë euro dhe te “Magpies” do të ketë shok skuadre ish mesfushorin e Milanit, Sandro Tonali.
✍️ We are delighted to announce the signing of Harvey Barnes from Leicester City on a five-year deal.
Welcome to Newcastle United, @harveybarnes97! ⚫️⚪️
— Newcastle United FC (@NUFC) July 23, 2023
()