Kërkesa e demokratëve për pezullimin e zgjedhjeve, Bardhi: Do të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se do të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Kjo vjen pas kërkesës që 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar i kërkuan të ushtrojë kompetencat si sekretar i përgjithshëm, që të ndërhyjë për pezullimin e zgjedhjeve. Kërkesa i është dorëzuar Gazment Bardhit nga një grup prej 7 deputetësh.

“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ju falenderoj”, sqaroi Bardhi për Panorama TV.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×