
Prej ditësh vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në fshatrat e Fierit. Sakaq, këtë të martë një helikopter ‘Cuagar’ i ministrisë së Mbrojtjes ka nisur operacionin për fikjen e flakëve në zonën e Krapsit.
Gazetari Ervis Kuçi bën me dije për se e gjithë kjo zonë është e pushtuar nga tymi. Aktualisht, flakët po mbahen nën kontroll nga forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit dhe Albpetrolit. Ndërkohë, era e fortë e bën të vështirë ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen më tej të zjarrit.
Deri më tani për fat të mirë nuk ka raportime për persona të lënduar, apo banesa të djegura.
and then