Akuzohet si ekzekutor në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj/ GJKKO merr vendimin, burg përjetë për Redjan Rrajën

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg përjetë Redjan Rrajën. Lajmi u konfirmua për “” nga gazetarja Klodiana Lala. Redjan Rraja akuzohet si ekzekutor në atentatin ndaj makinës së ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, ngjarje e ndodhur tek vendi i quajtur, mbikalimi i Shkozetit. Kujtojmë se si pasojë e këtij atentati mbeti i vdekur shoferi, Andi Maloku, ndërsa dy të tjerë u plagoset.

Ndërkohë GJKKO ka dënuar me 35 vite burg Arjol Halilaj që dyshohet si anëtar i grupit kriminal. Sakaq Redjan Rraja është nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja.

Gjithashtu theksojmë në atë kohë hetimet zbuluan se gjurmët e gjetura në armët automatike si dhe në automjet u krahasuan me ato të personave të skeduar më herët dhe rezultuan se përputheshin me gjurmët e Redjan Rrajës.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×