Sfida me Tiranën, tekniku i Besiktas paralajmëron skuadrën: Luajnë mirë në kundërsulm

Besiktas do të përballet me Tiranën në orën 20.00 në shtëpi të enjten, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Në prag të këtij takimi ka dalë para mediave trajneri i skuadrës turke, Senol Gunesh.

Ka qenë një periudhë përgatitjesh intensive. Ne deshëm ta nisnim sezonin mirë dhe përgatitjet kanë shkuar mirë. Por ndeshjet zyrtare janë më të rëndësishme se ato miqësore. Tani do luajmë ndeshjen tonë të parë zyrtare. Nuk bëjmë dallime mes skuadrave të mëdha dhe të vogla. Në ndeshjen tonë të parë do të luajmë ndaj Tiranës ku ka disa futbollistë që i njohim.

Ata e bëjnë mirë kundërsulmin, kanë një orientim të mirë në mbrojtje. Ato po mundeshin 1-0 në fushën e tyre dhe ia dolën të barazonin në minutat e fundit. Pastaj fituan 2-1 jashtë fushë. Ata janë një ekip që përshtatet më mirë në ndeshjet në transfertë. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Por ne kemi fuqi, besim, cilësi, ne duam të marrim rezultate të mira në të dy ndeshjet. Duam që të vazhdojmë më tej. Kjo ndeshje do të jetë një test për ne. Ne jemi munduar që të përmirësojmë strukturën tonë të lojës, djemtë kanë bërë një punë të mirë dhe unë pres që të jetë njëlloj edhe nesër.

Ne duhet të jemi të përgatitur për kundërsulme, pasi bëhemi një skuadër entuziaste që mbyll ekipin kundërshtar në fushën e vet dhe dëshiron të fitojë. Unë pres të bëjmë futboll pozitiv, ambicie për të fituar dhe paraqitje individuale që integrohen në lojën e ekipit. Ambienti do të jetë i mirë, meqë është ndeshja e parë zyrtare, tifozët do të vijnë për të parë një futboll të mirë”,  – Tha ai.

()

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×