“Votuan dhe…”, PD denoncon shkeljet e 14 majit: Është abuzuar me autoritetin e ambasadorit shqiptar në Prishtinë

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha në një deklaratë për mediat denoncoi shkeljet e bëra gjatë fushatës elektorale më 14 maj.

Hoxha u shpreh se gjatë zgjedhjeve lokale kanë votuar edhe shtetasit kosovarë me dy shtetësi dhe se është përdorur në mënyrë abuzimeve autoriteti i ambasadorit shqiptar në Kosovë dhe të disa drejtuesve të lartë të tjerë.

“Pasaportizimet dhe e drejta e banesës në Shqipëri, është evidentuar një numër tepër i lartë. Të paktën  753 votues, ditën e votimit nuk janë njohur në fshatra mga komisionarët e PD-së. Pra të ardhur në mënyrë abuzive si pasojë e pasaportizimit.

Përdorimi për arsye personale për dhënin e shtetësisë së qytetarëve të Kosovës, vetëm 530 kosovarë kanë marrë shtetësi shqiptare dhe janë vërë pjesë e listës votuese më 14 maj. Ne kemi prova dhe fakte se  kanë marrë lejen e banimit apo pasaportën shqiptare nga dora e ish-kandidatit dhe kryetarit të bashkisë nga PS”, u shpreh ai.

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×