“Ti e di je thesari im! Kiara, shpirtin ty ta fala”-Dedikim për partneren e tij, Luiz Ejlli publikon projektin e ri muzikorë

Luiz Ejlli ka publikuar para pak minutash projektin e tij më të ri muzikor, një këngë që është dedikim për partneren e tij, Kiara Titon.

Kënga titullohet “Dedikim” dhe i gjithë teksti përshkruan ndjenjat e këngëtarit shkodran për partneren e tij.

“Ti e di je thesari im! Kiara, shpirtin ty ta fala”.- janë disa nga fjalët e përdorura në këngën e tij.

Videoklipi romantik është i xhiruar brenda në kala dhe personazhet kryesor janë dy fëmijë që pëlqejnë njëri-tjetrin.

Në fund të këngës ata janë dy të rritur që janë në rolin e Luizit dhe Kiarës në ditët e sotme të cilët vazhdojnë të jenë bashkë e të duan njëri-tjetrin.

Refreni dëgjohet të jetë emri i moderatores, ky projekt ishte i paralajmëruar nga Luizi.

Teksa Kiara Tito si falënderim për dedikimin shkruan “I uroj çdi gruaje një Luiz në jetën e tyre”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook