EMRAT/ Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, dy të arrestuar në Sarandë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi ishin në kërkim, për prodhim dhe shitje droge.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit Julian Guga dhe Aleks Mema.

NJOFTIMI I POLICISE
Ishin në hetim prej gati 4 vitesh, për prodhim dhe shitje në narkotikëve, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me sende të kundërligjshme dhe atyre të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasit në kërkim:
J. G., 45 vjeç dhe A. M., 51 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Gjykata e Sarandës ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook