Kate Moss dhe Naomi Campbell, dy yjet që shkëlqyen gjatë festimeve të Jubileut Platinium

ipiccy_image-1-1

Ato janë dy nga supermodelet më të njohura në botë. Dhe Kate Moss dhe Naomi Campbell vodhën gjithë vëmendjen mes yjeve që morën pjesë në festimet e Jubileut Platinium.

Mikeshat e ngushta, të cilat u bënë pjesë e shobiz mbi 20 vjet më parë, janë fotografuar duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur nga një autobus dykatësh që i viteve 1990 – pjesë e një mori autobusësh, që përfaqësonin çdo periudhë 10-vjeçare të Mbretërimit të Mbretëreshës. Duke bërë homazhe në ditën e fundit të festimeve të Jubileut Platinum, Kate, ishte në super formë teksa u shfaq edhe duke kërcyer.

Ajo kishte veshur një xhaketë të Union Jack me ngjyrat e flamurit britanik, duke aksesuar pamjen e stilit rock me bizhuteri argjendi. Me një paletë grim minimalist, Kate u shfaq me flokët natyral ndërsa kishte vendosur një kapëse në formën e një luleje. Vajza e kopertinës dukej në humor të shkëlqyeshëm me shoqen e saj të ngushtë Patsy Kensit duke kaluar nëpër kryeqytetin anglez.

Ndërkohë, Naomi kishte veshur një fustan ngjyrë bezhë pa rripa. 52 vjearja tregoi siluetën e saj të shkëlqyeshme teksa mahnitej me fustanin elegant që tërhoqi vëmendjen me krahët e saj të tonifikuar. Ylli i pistave dukej e mrekullueshme me një grim të lehtë që theksonte fytyrën e saj të përsosur. Naomi i kishte drejtuar flokët teksa u shfaq me syze dielli.

Naomi mahniti të pranishmit teksa i përshëndeste me dorë nga bordi i mbushur me yje.

Më herët gjatë ditës Kate u shfaq në Claridge për t’u përgatitur për Paradën Jubilare të Platiniumit. Ajo ishte në shoqërinë e Phoebe Dynevor dhe Charlotte Tilbury.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×