Alibeaj në negociata me Ballën për Presidentin, ironizon Gjekmarkaj: Opozita në kuota të ulëta përfaqësimi

Gjekmarkaj

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar tryezën e sotme të negociatave mes opozitës dhe Partisë Socialiste për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai e cilëson përfaqësimin e PD-së në këtë tryezë në kuota të ulëta.

“Kuota të ulëta përfaqësimi të Opozitës në procesin farsë të zgjedhjes së Presidentit! Nga të gjitha anët po e godasin cilësinë në PD. Demokratet dhe PD do ta gjejnë vetveten”, shkruan Gjekmarkaj.

Në tryezën e sotme PD-ja përfaqësohej nga kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, nënkryetarja e grupit Oriola Pampuri dhe sekretari, Arbi Agalliu.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×