Operacioni ndërkombëtar i antidrogës, lëshohen 6 urdhër-arreste, mes tyre një ish-punonjës policie, kontrolle në një kompleks luksoz në Fushë-Kuqe

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me operacionin ndërkombëtar të antidrogës, ku Guardia di Finanza, DEA amerikane dhe policia shqiptare goditën një grup kriminal në Kurbin të trafikut të drogës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për se janë firmosur urdhër arreste vetëm për 6 persona, mes tyre Ardit Ismailuka, ish-zyrtar policie.

Po ashtu mësohet se janë ushtruar kontrolle në një kompleks luksoz në Fushë-Kuqe ku janë gjetur dhe dy armë.

Gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin teksa shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë. Gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone. Mësohet se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×