Uji i Syrit të Kaltër drejt Italisë, pas pushimeve të Melonit në Vlorë? Deputetja Ina Zhupa: Do ishte çmenduri, asnjë shkatërrim nuk do të pranohet

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e quan çmenduri një projekt të përmendur së fundmi në media për të çuar ujin e Syrit të Kaltër drejt Italisë. 

Sipas saj pas pushimeve disa ditore të kryeministres italiane, Meloni në Vlorë, ku u takua edhe me kryeministrin Rama, në Syrin e Kaltër po raportohet vendosja e tubacioneve. 

Statusi i Zhupës
SYRI KALTËR NUK ËSHTË MALL NË SHITJE! 

Dje dhe sot mediat japin lajme në lidhje me vendosjen e tubave tek Syri i Kaltër me qëllim furnizimin me ujë të rajonit të Puglias në Itali. Edhe vizita miqësore e kryeministres Meloni, lidhet me këtë sipas burimeve mediatike. 

Nuk është hera e parë që dëgjohen të tilla përpjekje me Italinë dhe me Greqinë por do ishte cmenduri, papërgjegjshmëri dhe antiligjore një projekt i tillë me cilindo shtet.

Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie natyrore. 

Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje me tubacione në Syrin e Kaltër. Aq më pak të mund të mendohet apo pranohet dicka e tillë për shtetet fqinje.

Si deputete përfaqësuese edhe e Finiqit, bashkisë ku ndodhet Syri i Kaltër do kërkoj informacion zyrtar në lidhje me planet konkrete që ka qeveria shqiptare për këtë park natyror.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×