Hapësira publike ishte përcaktuar nga bashkia, 42-vjeçari në Durrës i merrte para qytetarëve për të parkuar makinat, arrestohet nga policia

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 42-vjeçarin A.Ç., pasi iu merrte  para qytetarëve për të parkuar automjetet në një hapësirë që ishte përcaktuar nga Bashkia e Durrësit si vend-parkim pa pagesë.

Sakaq Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës/Iu merrte para qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte përcaktuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë, arrestohet 42-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme që specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës kryejnë në subjekte të ndryshme ekonomike, është goditur një tjetër rast i përfitimit në mënyrë të paligjshme, të pagesave për parkimin e automjeteve në hapësira publike.

Për këtë rast, është vënë në pranga shtetasi A. Ç., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi iu merrte para qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë e cila ishte përcaktuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×