TIRANË
Deputeti i PS-së Erion Braçe ka komentuar aksidentin e pazakontë të ndodhur mëngjesin e sotëm te Diga e Liqenit.
Braçe e cilëson një idiot dhe thotë se ta mendosh të dehur dhe të droguar bën gabim, pasi ai ka ngjitur 15 metra lartësi e pjerrësi, ka hequr dhe targat e makinës dhe ka ikur.
Sipas tij, tipikisht idiot që ka bërë provë të ngjisë digën me makinë të forti!!
POSTIMI I PLOTË
Duket sikur idioti është limiti;
por ka shumë se idioti, është ky!
BMË mbi digën e liqenit, aty ku prej mëngjesit herët në mbrëmje ka veç këmbësorë e çiklistë!!
Domethënë ka ngjitur Digën nga ana e pishinave, mbi 15 metra lartësi e pjerrësi, ka marrë përpara pemë e shtylla dhe është përplasur në murin e digës nga ana e liqenit!
KA QENE I VETEDIJSHEM;
Ka dalë nga makina, ka hequr targat prej saj dhe ka ikur!!
Domethënë, ta mendosh të dehur bën gabim, ta mendosh të taposur nga malli bën gabim prapë;
Tipikisht idiot që ka bërë provë të ngjisë digën me makinë të forti!!