Nikolla lexon njoftimin e PD për zgjedhjen e Bashës edhe kryetar të grupit parlamentar, plas e qeshura në Kuvend

Teksa sot nisi sesioni i ri parlamentar, salla e Kuvendit është përfshirë nga të qeshura.

Shkak është bërë leximi i një kërkese të sjellë nga PD sot në orën 09:00 në sallën e Kuvendit, kur kryepalamentarja Lindita Nikolla prezantoi si kryetar grupi të demokratëve, Lulzim Basha. Ky njoftim ka shkaktuar të qeshura, si nga të majtët dhe të djathtët.

Kujtojmë se në statutin e ri të PD-së u caktua që Basha të ishte dhe kreu i grupit parlamentar. Ndërkohë ai tha sot se këtë detyrë do ia delegojë një nga nënkryetarëve të PD-së.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×